Sport

Ish-sulmuesi i Dritës largohet nga Shqipëria, zbulohet se kishte ndërhyrje kirurgjikale të vështirë që kushtoi shumë

Nwabueze nuk është më pjesë e Laçit. Lajmi u konfirmuar nga trajneri Shpëtim Duro, pas sfidës ndaj Kukësit. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, ka mbyllur aventurën me skuadrën kurbinase, teksa është larguar drejt Amerikës.

I ftuar në studion e “Gol pas Goli”, gazetari Ylli Aga zbuloi se largimi i Nuabuezes, ishte për arsye shëndetësore.

“Nwabueze ka patur një bllokim të enëve të gjakut. Shqetësuese dhe me fat që është kapur në kohë. Ka pasur dhimbje koke, ka shkuar në spital”.

Është bërë një ndërhyrje shumë e vështirë, ka kushtuar shumë, pagesa më e rëndësishme që është bërë ndonjëherë nga klubi i Laçit për këtë lojtar. Fati i mirë është që ai është jashtë rrezikut për jetën dhe fat i keq është që humbasim një lojtar që ka lënë gjurmë në futbollin tonë”, zbuloi Ylli Aga, shkruan Panoramasport.al

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës