Sport

Ish selektori i Izraelit, favorit për të drejtuar Kosovën

Pas gati një dekade me gjasë trajneri Rafet Prekazi do të largohet nga Kosova U21.

Gjatë ditëve të fundit janë përmendur shumë emra si kandidatë për të qenë selektor të kësaj grupmoshe si Shefki Kuqi, Bekim Isufi, Afrim Tovërlani etj.

Megjithatë burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që momentalisht trajneri favorit për këtë punë është gjermani Michael Nees.

Që nga viti 2017 ai ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe shërben si drejtor teknik i ekipeve kombëtare.

Vite më parë ai ka qenë selektor i Izraelit U21 nga 2013-2015.

Përveç U21-shit, ka mundësi që edhe trajnerët e grupmoshave tjera të zëvendësohen.

Postime të ngjajshme
Sport

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Sport

Trepça ’89 vazhdon ‘leksionet’ ndaj Gjilanit, Arbëria fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës

Sport

Superliga Trepça '89 - Gjilani, Arbëria - Drenica

Sport

Për herë të parë pas nëntë muajsh, tifozët e Premierligës rikthehen në stadiume