Sport

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë kandidat për të marrë drejtimin e Kosovës U21

Një tjetër emër del në horizont për të marrë drejtimin e moshave U21 të Kosovës. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Sheshi” kandidat potencial për të qenë selektor i “Dardanëve” të rinj është Orges Shehi.

Ish-reprezentuesi i kombëtares shqiptare, i cili prej dy vitesh ushtron zejen e trajnerit është njëri nga opsionet për ta pasuar Rafet Prekazin në stolin e Kosovës.

Shehi ka drejtuar së fundmi Kukësin deri në qershor të këtij viti, derisa një edicion më parë ishte shef i shtabit teknik te Skënderbeu.

43 vjeçari është përmenduar nga mediat shqiptare edhe si një pasues i mundshëm i Nevil Dedes në stolin e moshave U19 të Shqipërisë, pasi që Dede mori drejtimin e KF Tiranës.

Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për ish-gardianin e dikurshëm të kombëtares shqiptare, i cili mund të vendos mes “vëllezërve”.

Postime të ngjajshme
Sport

Sot Juventus-Torino: Këto janë formacionet e mundshme

Sport

Arbëria - Drenica: Forma e të dyja skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe përballjet direkte

Sport

Trepça '89 - Gjilani: Forma e të dyja skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe përballjet direkte

Sport

Ndeshje interesante zhvillohen sot në Ligën e Parë