Sport

Ish portieri i Kosovës: Nëse mposhtim Çekinë, me një këmbë jemi në Evropian

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të shtunën do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian.

Entuziazmi në ekipin e Kosovës është i madh, përkundër që këtë herë përballën me shumë mungesa, madje të futbollistëve kyç, megjithatë për ish portierin e Kosovës, Valmir Bytyçi, Kosova ka forcë ta mposht Çekinë, dhe nëse ndodh kjo atëherë më një këmbë jemi në Evropian.

Bytyçi në një bisedë për Zëri.info, ka komentuar edhe mungesat dhe prurjet e reja.

“Duhet pranuar që ekipi do të çrregullohet pak për shkak të mungesave. Megjithatë mendoj që besimi që është krijuar brenda grupit do të jetë faktor kyç për kompensimin e mungesave dhe për fitoren eventuale të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme për neve”.

“Nëse e fitojmë këtë takim them që me gjysmë këmbe jemi në evropian”, ka thënë për Zëri.info, Valmir Bytyçi i cili aktualisht trajner te Kosova U15.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv