Sport

Ish-portieri i Kosovës analizon ndeshjen ndaj San Marinios: Ky lojtar më la shumë përshtypje

Kosova dje mori një rezultat të mirë në miqësoren e zhvilluar ndaj San Marinos duke triumfuar me rezultat 4:1.

Dardanët u ndeshën në një miqësore e cila u cilësua si shumë e lehtë, kjo për faktin se San Marino nuk ishte në nivelin e tyre dhe fitorja ishte shumë e lehtë për t’u arritur, derisa gjithçka shkoi në regji te Vedat Muriqit i cili edhe i shënoi katër golat për Kosovën.

Gjithsesi, ky takim trajnerit Challandes i shërbeu për t’i provuar disa element të rinj dhe në sy këtë herë ranë Blendi Idrizi dhe mbrojtësi Destan Bajselmani.

Ish-portieri i Kosovës, Valmir Bytyqi në një bisedë për Demokracia.com ka analizuar sfidën e djeshme duke e cilësuar rezultatin si një kthim i vetëbesimit tek skuadra derisa ka folur edhe për futbollistët e rinj.

 

“Është një rezultat i mirëseardhur për ta kthyer besimin tek grupi. Pas kësaj ndeshje do të kemi sfida tjera miqësore sigurisht më të forta dhe shpresoj që të vazhdojmë me rezultate dhe paraqitje të mira!”, ka thënë fillimisht Bytyqi duke shtuar se Bajselmani ishte një lojtar që mund të premtojë për të ardhmen.

“Bajselmani ishte një futbollist që më la përshtypje sidomos në fazën ofensive. Mendoj se ai mund t;i ndihmojë shumë ekipit në të ardhmen”, ka përfunduar Bytyqi.

Tw kutojmë se Kosova me 4 qershor do ta zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore këtë herë ndeshet me Maltën në Austri.

Postime të ngjajshme
Sport

Elseid Hysaj mbetet në Serie A, gjen akordin me klubin e njohur

Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë