Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Christian Eriksen mund të ketë përjetuar një arrest kardiak por mrekullisht ka shpëtuar.

Kështu ka thënë ish-kardiologu i Tottenham Hotspur, Sanjay Sharma duke thënë se mesfushori nuk ka pasur probleme me zemrën gjatë testeve të bëra nga viti 2013 deri në 2020.

Sharma i cili ka qenë gjithashtu edhe mjek i Eriksen tek Tottenham ka thënë se Eriksen ndodhi që të rikuperohej shumë shpejt, referuar raporteve se zemra e tij ka ndaluar për rreth 5 minuta.

“Nëse ata kanë bërë CPR (Rianinim kardiopolmular), në të dhe nëse kanë pasur të përdorin një defibralator, atëherë unë do ta quaja këtë arrest kardiak derisa zemra sipas rezultateve kishte ritëm të dobët”, tha Sharma.

“Çfarë unë pash kur ai ishte duke ecur drejt topit ishte se i humbi këmbët e tij – e qartë se në atë moment diçka shkoi shumë keq, sepse ai ra në tokë”, tha Sharma.

Sharma tregon se mjekët kanë bërë punë të madhe pasi sipas tij: “për çdo minutë që ata nuk mund të të rikthejnë dhe nëse nuk keni një CPR të mirë, shancat për të jetuar bien çdo minuta për 7 përqind”.

“Por, gjithashtu, Erikzen është një djalosh i ri dhe në formë, ai nuk i përjeton arrestet kardiake si të vjetrit”, tha Sharma.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon