Sport

Ish-mbrojtësi i Drenicës nënshkruan me skuadrën e re

Kukësi, është duke e riorganizuar klubin për sezonin e ri në Superiore, shkruan Gazetasheshi.com.

Verlindorët janë përforcuar edhe me një futbollist nga Superliga e Kosovës. Lojtari i radhës që ka firmosur me kukësianët është Donald Rapo, i cili në sezonin që lam pas mbrojti ngjyrat e Drenicës.

30 vjeçari me të kaltërit ka arritur një marrëveshje për dy sezone. Rapo e njeh mirë kampionatin e Superiores, pasi me parë ka luajtur edhe për Burrelin, Luftëtarin e Laçin.

Postimi i plotë:

Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtesi Donald Rapo eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mbrojtesin 30 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

Rapo vjen ne klubin e Kukesit nga skuadra e Drenices ne kampionatin e Kosoves, por eshte njohes i mire i kampionatit tone teksa ka qene pjese e skuadres se Burrelit, Luftetarit e Lacit.

Klubi i Kukesit i uron Rapos shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Donald!
“Pas bisedes qe kisha me drejtuesit e klubit, vendosa te rikthehem ne Kategorine Superiore duke qene se Kukesi eshte nje skuader qe lufton gjithmone per trofe. Do te mundohem te jap me te miren time per fanellen e Kukesit dhe shpresoj qe te fitoj trofe e te rikthejme titullin kampion. Forca Kukesi!”, tha Rapo ne fjalen e tij te pare si futbollisti yne.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina