Sport

Ish-lojtari i Real Madridit: Do ishte e mrekullueshme të shihnim Messin dhe Ronaldon të luanin bashkë

James Rodriguez ka folur për largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Messi u largua nga Barcelona pasi nuk u arrit marrëveshja për vazhdimin e kontratës, keshtu që 34 vjeçari do të luajë larg “Camp Nou” që nga sezoni 2021/22.

Në Francë dhe Spanjë po thuhet se Lionel Messi është tepër afër të transferohet tek PSG dhe gjithçka ka përfunduar në këtë aspekt.

Por, mesfushori i Evertonit, James Rodriguez ka theksuar se do të ishte mirë që Messi të transferohej në Juventus.

“Do të ishte e mrekullueshme nëse Messi do të shkonte në Juventus për të luajtur me Ronaldon, do të ishte një bombë në Serie A”, tha ai në platformën e tij “Twitch”, transmeton lajmi.net.

“Por nuk e di, duket që do shkojë në PSG. Do të ishte e padobishme”, tha me shaka Rodriguez.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar