Peter Crouch ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk është duke lujtur mjaftueshëm te Liverpooli pasi Jurgen Klopp nuk po i beson sa duhet yllit shqiptar
Xherdan Shaqiri është duke kaluar njërin nga edicionet më të vështira, pasi përveçse se nuk kishte hapësira në formacionin e Liverpoolit, ai kishte edhe probleme me lëndime, shkruan Reporteri.net
Tani është Peter Crouch, ish-lojtar i Liverpoolit dhe bashkëlojtarë i Shaqirit në të kaluarën që ka thënë se Kloppi nuk po i beson aq sa duhet mesfushorit nga Zhegra.
Image result for shaqiri and crouch“Unë nuk u habita që Liverpooli e bleu atë sepse ai është njëri ndër futbollistët me më së shumti talent të lindur me të cilin kam luajtur unë ndonjëherë”, ka thënë Crouch në një intervistë të dhënë për Irish Idependent.
“Ai mund ta bëjë dallimin. Problemi im me të kur ishte në Stoke ishte se përderisa ai dukej brilant, kishte disa momente ku i mungonte disiplina në aspektin e taktikave të lojës”.
“Nëse ti e ke një rol specifik ku të kërkohet të angazhohesh edhe në fazën e mbrojtjes, ti nuk duhet vetëm të dalësh në fushë dhe të bësh çfarë të duash. Dhe mendoj se kjo nuk do t’i pëlqente aspak Kloppit.
Image result for shaqiri and klopp“Nëse Kloppi s’i beson dikujt 100 për qind, atëherë mua më duket se ai nuk luan fare me ata lojtarë. Kjo nuk do të thotë se Shaqiri nuk është lojtar i talentuar, sepse ai është. Ai është njëri ndër më të talentuarit me të cilin kam luajtur,”.
Ndryshe, sot Liverpooli takohet me Manchester Unitedin në Old Trafford në kryendeshjen e javës së nëntë në Premier Ligë.