EURO 2020

Ish-lojtari i Italisë tallet keq me Anglinë

Ish-lojtari i Kombëtares së Italisë, Alessandro Altobelli është shprehur i lumtur me fitoren e “Azzurëve” në “Wembley”.

65-vjeçari, që dikur ishte një qendërsulmues në një deklaratë e ka poshtëruar Anglinë, shkruan Demokracia.com.

“Është fitore e gëzueshme në Wembley kundër Anglisë”, tha Altobelli për RAI Sport.

“Të cilët gjithmonë mendojnë se janë më të mirët, më të mëdhenjtë, më të talentuarit, më të bukurit”.

“E megjithatë nëse shikoni në kabinetin e tyre të trofeve ka një kupë të ndryshkur nga viti 1966! Shikoni shikoni në kabinetin tonë të trofeve, është i mbushur”, ka shtuar ai.

Italia fitoi në finale kundër Anglisë 3-2 pas ekzekutimit të penalltive, ngase ndeshja për 120 minuta përfundoi baras 1-1.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020