Sport

Ish lojtarët e Vushtrrisë reagojnë ashpër për gjendjen e mjerueshme të klubit, zbulojnë edhe qëndrimin e Rashicës

Dikur ishin kampionë të Superligës së Kosovës, ndërsa tani klubi i Vushtrrisë ka rënë në Ligën e Dytë.

Pas një sezoni të dobët në Ligën e Parë, vushtrriasit mbetën në vendin e fundit me vetëm 20 pikë në Grupin A, duke thelluar edhe më shumë krizën, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë gjë kanë reaguar ashpër edhe dy nga ish-futbollistët e Vushtrrisë, Labinot Osmani dhe Bashkim Shala, të cilët kanë folur për TV Dukagjinin.

Osmani thotë se pasi fitoi gjithçka me këtë klub, është shumë vështirë ta shoh në këtë gjendje, dhe krejt kjo si pasojë e keqmenaxhimit.

Edhe Shala thekson se keq menaxhimi në klub ka qenë i vazhdueshëm dhe i gjithë qyteti e dinë se kush është fajtor për gjendjen e mjerueshme të klubit.

Ai gjithashtu tha se i brengosur për gjendjen e klubit është edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili është produkt i Vushtrrisë.

“Me Milotin shihemi dhe e bisedojmë shpesh këtë punë, të njejtin mendim e ka edhe ai, se nuk është ndryshe, senet shihen ai e ka të njejtën brengë”, përfundoi Shala.

Kronika e plotë:

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=200765978565664

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë