Lajme

Ish kryetari i LDK-së pritet t’i bashkohet Vjosa Osmanit në iniciativën e re politike?!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme ka shtyrë partitë politike dhe figurat e njohura të politikës kosovare të bëjnë lëvizje të shumta politike, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht ushtruese e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, përfundimisht ka ndarë rrugët me ish partinë e saj, LDK, duke paralajmëruar krijimin e një formacioni të ri politik në vend.

Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se kësaj iniciative politike pritet t’i bashkohet edhe një nga figurat më të rëndësishme dikur të LDK-së, Fatmir Sejdiu, që drejtoi këtë parti për disa vjet dhe mbajti pozitën e presidentit të Kosovës në vitet 2007-2010.

Tandemi i njohur i politikës kosovare, Osmani dhe Sejdiu, kritikë të mëdhenj të LDK-së, pritet që me iniciativën e tyre të bëhen pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen së shpejti.

Osmani dhe Sejdiu njihen për raportet e tyre të mira që nga vitet e mëparshme kur Sejdiu kishte angazhuar si këshilltare politike Vjosa Osmani gjatë kohës që Sejdiu ishte president i Kosovës./Veriu.info/

Postime të ngjajshme
Lajme

Kandidati i PDK-së reagon për sondazhin

Lajme

“Ke pezm ndaj Kurtit”, “Cili pezm o zotëri, a e ka pa çfarë i keni bërë Prizrenit”: Përplasen Hyseni e Pozhari

Lajme

Haradinaj tregon nëse do bashkëpunojë me Vetëvendosjen për referendumin e bashkimit me Shqipërinë

Lajme

Mister i madh në Lezhë, policia rrethon qytetin