Lajme

Ish-këshilltari i Thaçit reagon ndaj deklaratës së Kurtit për shërbimin ushtarak

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili ka thënë se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm.

Sipas Behramajt, Kurti kreu i LVV-së ka fobi ndaj uniformave ushtarake dhe se përcaktimi i moshës së paraparë për kryerjen e ushtrisë nuk e përfshin atë (Kurtin) në shërbim ushtarak.

“Kurti paska deklaruar sërish që shërbimi ushtarak në Kosovë do të bëhet i detyrueshëm. Sigurisht nga mosha 18 deri në 45 vjeç, siç planifikonte më herët. Vetë, si 46 vjeçar, prapë shpëton pa e kryer ushtrinë. Ka fobi ndaj uniformave ushtarake, se edhe të UÇK-së e ka pas refuzuar!”, ka shkruar ai./Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Vdes 20 vjeçarja e lënduar në shpërthimin e Ferizajt

Lajme

Një person digjet brenda shtëpisë në Prishtinë