Lajme

Ish-kandidati i VV’së për Mitrovicë, tallet keq me Agim Bahtirin

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Ferati, ka vazhduar të tallet me kandidaturën e Agim Bahtirin që përfaqëson VV’në, shkruan Gazeta Metro.

Fehmi Ferati i cili ishte kandidat në zgjedhjeve komunale të 2017’ës, e ka marrë me humor kandidaturën e pasuesit të tij në zgjedhjet komunale të këtij viti, Agim Bahtirit.

Ferati, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shpërndarë fotografinë e një qytetari për të cilin mediat lokale gjatë ditës raportuan se po luante me letra në kompjuterin ku kryhen shërbimet komunale të Mitrovicës.

Kjo foto, ish-kandidatit të VV’së për kreun e Mitrovicës, po e paraqet si programin zgjedhor të Bahtirit.

“Programi zgjedhor i Agim Bahtirit!”, ka shkruar Ferati./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë