Lajme

Ish-gazetari i Iuftës ‘godet’ rëndë Albin Kurtin: Ky është qëllimi i tij me PDK-në

Ish-gazetar i luftës, Rexhep Shahu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi që shteti i Kosovës që të organizojë mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.
“Jo çmimin e lirisë por çmimin e gabimeve politike jemi duke e paguar tani.

Gjykata Speciale është e një anëshme ndaj UÇK-së si palë ndërIuftuese dhe ndaj neve si shqiptarë.

Prokuria Speciale po e konsideron një pjesë të UÇK-së si pjesë kr.iminale, thua se kemi pasë edhe UÇK edhe ndërmarrje të përbashkët aty, prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë.

UÇK kishte shtab të përgjithsëm e shtrukturë deri tek brigadat.

Lajmi se kishte strukturë kr.iminale nuk është i vërtetë.

Kjo prokurori do duhej të thoshte se nga kjo ndërmarrje të përbashkët kr.iminale kishte edhe qëllim paralel, sepse nuk mund të ketë ndërmarrje paralele pa qëllim paralel.

Çlirimi ishte qëllimi e jo fitimi i kontrollit.

Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e koordinojë mbrojtjen e të pandehurve, ata kanë avokatë por nevojitet bashkërendim.

UÇK ishte e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojnë atë e sidomos Qeveria.”, deklaroi Kurti.

E sipas Shahut, me këtë kërkesë Albin Kurti po i lutet për koalicion PDK-së.

“Të bëhemi bashkë për UÇK, tha Albin Kurti duke dashtë me u dalë zot eksponentëve që janë në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Të paguhen para për gjithë shpenzimet që u duhen atyre që janë të ak.uzuar.

Edhe Gjykata Speciale që është ngritë nga Kuvendi i Kosovës që është gjykatë e Kosovës që operon për shkaqe sigurie në Hagë, dhe gjykon të akuzuarit duhet paguar nga fonde të qeverisë së Kosovës edhe të akuzuarit që duhet të përballën me Gjykatën duhet të paguhen për mbrojtjen e tyre nga fonde të qeverisë së Kosovës.

Edhe gjykatësi edhe i pandehuri të paguhen nga taksa te qytetarëve të Kosovës.

Nëse ndokush mund të dënohet, edhe ditët e burgut duhet të paguhet dhe ta kryej burgun kundrejt një pagese ditore që paguan populli i Kosovës.

Ky është biznes politik dhe marrëzi.

Pafajësia paguhet me ligj, me vendim gjykate e jo me kërkesë e deshirë të Albinit.

Është në fuqi ligji që pafajësia paguhet.

Kërkesa e Albinit në këtë formë që u dha është lutje ndaj PDK që ta dëgjojnë Albinin, të bëhen aleate me Albinin ose për zgjedhjen e presidentit te ri ose për zgjedhjet e reja.

Shah banal, politikë e trashë, ta hajë kush ta hajë”, ka shkruar Shahu.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fondacioni i Labit dhuron 10.000 mijë euro për boca të oksigjenit!

Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë