Sport

Ish-futbollisti këshillon klubin e Premierligës: Transferojeni Milot Rashicën në janar

Heroi i Aston Villës, Gabriel Abgonlahor i ka treguar trajnerit Dean Smith ta transferojë një tjetër anësor në janar.

Aston Villa vazhdon të lidhet me transferimin e Milot Rashicës, vlera e të cilit është 20.5 milionë funte, shkruan “Zeri.info”.

Transferimi i yllit të Kosovës në “Villa Park” nga Werder Bremeni dështoi në verë, derisa 24-vjeçari mbetei në Bundesliga.

Rashica raportohet se gjithashtu ishte pranë kalimit te Bayer Leverkuseni, por edhe ky transferim dështoi.

Nga ana tjetër, ish-futbollisti i Aston Villës, Agbonlahor mendon se Aston Villa duhet ta transferojë Rashicën në afatin kalimtar dimëror.

“Për Aston Villën, këshilloj ta bëjë hapin e ardhshëm dhe të sjellë futbollistë cilësor”, tha Agbonlahor kur u pyet nëse Aston Villa duhet ta transferojë Milot Rashicën.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Sport

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani

Sport

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 14-të

Sport

Drenica – Ballkani: Realizohet goli i parë