Sport

Ish-futbollisti i Trepçës ’89 po vazhdon me suksese karrierën si fizioterapeut në Turqi

Gazmend Rahove, ose siç njihet ndryshe si “Gagi”, ka luajtur si mesfushor te Trepça ’89 në ekipin e pasluftës për një kohë jo shumë të gjatë, pasi vendosi të vazhdojë jetën në Turqi.

As atje nuk iu nda sportit, por kontributin e tij po e jep si fizioterapeut, tash e 13 vjet.

Sportistë nga fusha të ndryshme, kryejnë fazën rikuperuese te Gazmendi, dhe i besojnë atij pas çdo lëndimi eventual.

Përvoja dhe suksesi i madh që ka pasur në fushën e fizioterapisë e ka shtyer Rahovën që bashkë me disa kolegë të tij nga Turqia, të hapin klinikën ortopedike dhe fizioterapeutike, e cila quhet “Orthopoint”.

 

Gazmendi synon që suksesin ta përcjellë edhe në klinkën e tij private tashmë, e cila ndodhet në Kocaeli, vend ky jo shumë i largët nga Stambolli.

Gazmend Rahova, ishte pjesë e ekipit Kombëtar të Turqisë në Hokej, kur kjo e fundit në vitin 2015 ishte shpallur kampione bote në Divizionin e dytë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zymberi shpërthen ndaj Klodian Duros

Sport

Gani Sejdiut po i dhimbset gjendja në të cilën ndodhet Feronikeli

Sport

Rexha ndez derbin

Sport

Lushtaku pyetet se a do të rikthehej te Drenica, kjo është përgjigjja e tij