
Ish futbollisti i njohur Avni Shala me anë të një postimi në rrjetet sociale ju ka bërë thirrje të gjitha partive politike që mos ti harrojnë edhe sportistët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për mbijetesen e sportit kosovar, shkruan BlicMedia.
Për më shumë ky është postimi nga Avni Shala.
A do ta kenë në këtë legjislaturë partitë politike edhe sakrificen e sportistëve te viteve të mbijetesës së sportit?!
Pas Ushtrisë, Arsimit mendoj që edhe sportistat kan qenë krahu kryesor që e ka ruajt shtetin e Republikës së Kosovës.
Andaj, mos i harroni edhe sportistat dhe te gjith ata qe ishin pjesë e mbijetesës së Sportit!