Sport

Ish futbollisti i Milanit bëri vetëvrasje

Një dramë e vërtetë është historia e ish-lojtarit të Milanit, Seid Visin, i cili ditën e djeshme u gjend i pajetë.

Sipas asaj që raporton “Corrriere della Sera”, ish-lojtari nga Etiopia ka bërë vetëvrasje dhe ajo që e ka shtyrë në këtë drejtim është fakti se ishte i pakënaqur me sjelljen e të tjerëve ndaj tij.

“Unë nuk jam emigrant, jam përshtatur si fëmijë italian… Mbaj mend që në fillim më donin të gjithë, kudo që isha dhe kudo që shkoja. Të gjithë ishin të lumtur me mua dhe kishin respekt ndaj meje. Tani duket se gjithçka është kthyer përmbys. Unë munda të gjeja një punë, por u detyrova të lija atë, pasi shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, nuk pranonin të merrnin shërbim nga unë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ata më thanë se unë isha shkaktari që disa të rinj italianë ishin ende pa punë. Pas kësaj diçka ka ndryshuar te unë. Sikur kisha turq ë isha i zi. Kisha frikë mos gaboja sepse isha emigrant. Duhet t’i tregoja njerëzve se edhe unë jam si ata të bardhët. Bëja shaka me njerëzit e zinj dhe emigrantët. Shikoja që njerëzit kishin frikë nga emigrantët.”, shkruhej në letrën e Visin.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”