Sport

Ish-futbollisti i Gjilanit po kërkohet nga dy skuadrat e Superiores

Ish-futbollisti i Gjilanit, Ardit Hila, është duke u kërkuar nga skuadra e Kukësit.

Mesfushori gjatë këtyre ditëve ka pasur kontakte me drejtuesit e Kukësit dhe gjatë ditëve në vijim pritet edhe për t’u parë nëse do të gjejnë gjuhë të përbashkët, sipas asaj që ka raportuar “Panoramasport”.

Por për të arritur afrimin e 28-të vjeçarit në skuadër, verilindorët duhet ta mposhtin edhe konkurrencën me Partizanin, pasi edhe të kuqtë kanë shprehur interesimin për të pasur atë në skuadër.

Hila me parë ka luajtur me Partizanin, ku edhe ka fituar titullin kampion, kurse me Kukësin do të ishte aventura e tij e re.

Ju rikujtojmë se elbasanasi me t’u mbyllur sezoni i Superligës, ka ndarë rrugët me Gjilanin. Ndërsa me parë mesfushori ka qenë pjesë edhe e Prishtinës.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”