
Edenilson Bergonsi ka mbyllur vitin me një tjetër trofe në palmaret e tij. Ish-futbollisti i Dritës ka triumfuar në Kupën e Lituanisë me skuadrën FK Panevezys, shkruan Gazetasheshi.com.
Pas këtij suksesi, 33 vjeçari nga Carlos Barbosa pritet që të kërkojë një sfidë të re. Të paktën kështu ka deklaruar ai në profilin e tij, teksa ka publikuar sukseset e tij në tri vitet e fundit.
“Në tri vitet e fundit, tre trofe. 2018 – Superkupa e Kosovës me Dritën, 2019 – Kampion i Interior Camp. Miniero në Brazil dhe tashmë ne 2020 – Kupën e Lituanisë. Tashmë në kërkim të sfidave të reja dhe trofeve!”, ka shkruar Bergonis.
Ai ishte pjesë e futbollit kosovar, teksa luajti në dy etapa të ndryshme për skuadrën e Dritës.
Ai u largua nga Drita në janarin e vitit 2019, teksa u rikthye në vendlindje te skuadra Boa Esporte, për të patur disa aventura të tjera më pas.