
Kyrian Nwabueze ishte lojtari më i spikatur në pjesën e parë të kampionatit në Kategorinë Superiore teksa me golat e tij në skuadrën e Laçit u kthye në një protagonist të padiskutueshëm.
Futbollisti i lindur në Nigeri por i pajisur me pasaportë amerikane ka gjetur rrugën e rrjetës në 12 raste duke kryesuar listën e golashënuesve.
Në këtë formë, Nwabueze ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve jashtë Shqipërisë. Së fundmi, sipas informacioneve që vijnë nga Turqia ekipi i Kayserispor duket konkret në interesimin për 27-vjeçarin, ndërsa bisedimet kanë nisur prej tre ditësh bën të ditur mediumi shqiptar “Vip Sport.
Skuadra e Superligës turke është aktualisht në vend të fundit dhe sulmuesi i Laçit shihet si i duhuri për të rritur kualitetin. Kështu, nëse Kayserispor kënaq interesin e Nwabueze dhe Laçit, Superiorja do të humbiste një nga lojtarët më të mirë.
Kujtojmë që Nwabueze edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Dritës nga Gjilani.