Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Ballkani po punon në heshtje për ta përforcuar ekipin.

Nën kampioni vjeshtor ka bërë ndryshime në shtabin teknik duke e afruar trajnerin nga Shqipëria, Blendi Shkëmbin.

Duket se Shkëmbi ka filluar t’i mbledh ish-lojtarët që kishte në radhët e veta te Liria.

Njëri nga ta është Arbër Shala, mbrojtësi i majtë që së fundmi ka shkëputur kontratën me Renovën.

Ish-mbrojtësi i Dritës dhe Gjilanit ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Antalya,

Ballkani ende nuk e ka zyrtarizuar mbrojtësin e majtë, por ai po ushtron me pjesën tjetër të ekipit, shkruan Gazeta Olle.

Faqja zyrtare e klubit ka publikuar si duket gabimisht foton e Shalës, pasi mbrojtësin nga Rahoveci ende nuk e ka prezantuar me fanellë të klubit.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Shala do të fitojë një kontratë nga klubi suharekas

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Sport

Festa e madhe e futbollistëve të Llapit pas fitores ndaj Ballkanit në “Zahir Pajaziti”

Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike