Lajme

Ish-deputeti serb që pranon shtetin e Kosovës, tregon nëse ka marrë kërcënime nga Lista Serbe

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Marrëveshja u nënshkrua nga Nenad Rashiq, Partia Përparimtare Demokratike, Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e serbëve në Kosovë, Dragisha Miriqm, Partia e Re e Kosovës dhe Branislav Markoviq.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresiste, ka folur për Reporteri.net për pozicionin e serbëve të Kosovës.

Ai ka thënë se kanë obligim moral dhe institucional që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe si koalicion synojnë të bëjnëë një përfaqësim më adekuat të serbëve të Kosovës.

Rashiq thotë se është i vetëdijshëm se nuk do ta kenë lehtë pasi përballë kanë një grupacion të fuqishëm si Lista Serbe që i ka të gjitha mjetet në dorë.

“Është vështirë të thuhet tash nëse e kalojmë pragun prej 5 %. Kemi një grupacion të fuqishëm që i ka krejt instrumentet në dispozicion si në institucionet e Kosovë edhe atyre jashtë kosovare. S’do të jetë e lehtë, por parimi jonë është një mundësi për zhvillim të dwmokracisë dhe do të demonstrojmë se si një bashkim dhe drejtim i përbashkët mund t’i sjell një pasuri Kosovës”, thotë Rashiq për Reporteri.net.

Ai thotë se po punojnë në teren dhe përkundër vështirësive që i kanë do të tentojnë të mbledhin sa më shumë vota.

“Do të përpiqemi të marrim sa më tepër vota dhe ta kalojmë pragun zgjedhor”, thotë ai.

I pyetur nëse ka marrë kërcënime partia e tij dhe partnerët e koalicionit nga Lista Serbe, Rashiq ka thënë se për momentin jo, por nuk përjashton që kjo të ndodhë deri më 6 tetor.
“Të shtunën dhe të dielën kemi marrë oferta të dyshimta të njerëzve që të bëhen kryetar të degëve të partisë sime. Deri më tani nuk kemi pas ndonjë kërcënim, por deri në fund nuk e përjashtojë këtë”, thotë Rashiq.

Ai tregon se si menjëherë pasi bëri prezantimin e koalicionit, siç thotë nga nivelet e larta, konkretisht nga Marko Gjuriq, e ka quajtur atë parazit.

“Menjëherë me prezantimin e idesë së koalicionit nga nivelet e larta, Gjuriqi na ka qaujtur parazita. Por si mund të jemi ne të tillë, kur 9 deputetë nga komuniteti serb nuk kanë qenë thuajse fare në punimet e Kuvendit të Kosovës”, ka pohuar ai.

Ndërkaq lidhur me koalicionet e mundshme paszgjedhore nëse partia e tij me partnerët e koalicionit e kalon pragun, Rashiq ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie politike shqiptare.

“Absolutisht jo, sepse siç dihet synimi kryesor i të gjitha partive është që të bëjnë strukture qeveritare, por jo me çdo kusht. Personalisht i njoh krejt kryetarët e partive dhe shumicën e përfaqësuesve dhe i kemi dyert e hapura nga të gjithë”, ka deklaruar ai.

Rashiq ka pohuar se synimi i partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit është zhvillimi dhe fuqizimi i komunitetit serb.

“Kurrsesi s’do të përfaqësojmë interesat personale, por të shoqërisë”, ka deklaruar Rashiq. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat