Sport

Ish-bashkëlojtari e motivon Shaqirin: Ja çka duhet të bëjë te Liverpooli

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Charlie Adam ka thënë se Xherdan Shaqiri mund të luajë në formacionin e parë.

Shaqiri këtë sezon nuk ka arritur të gjejë hapësira si titullar, gjë që ka bërë që të jetë i zemëruar me këtë fakt.

Mirëpo, Adam ka kërkuar nga lojtari të jetë i duruar, pasi mund të këtë vend të rëndësishëm në skuadër.

“Mendoj se varet nga ai. Ka pasur disa lëndime në përgatitjet parasezonale. Në Liverpool të duhen lojtarët më të mirë. Ata që nuk luajnë duhet ta tregojnë veten. Loja e tij është e mirë. Ka talent, gjithmonë e ka pasur. Është top lojtar, vetëm shikoni CV-në e tij”, tha Adam.

“Fatmirësisht mund ta tregojë veten në Liverpool, por është vështirë në klub të tillë. Është mjaftueshëm i mirë për të krijuar raste dhe të shënoj gola, mund t’i ndihmoj klubit të fitojë kampionatin anglez”, deklaroi ai.

Adam dhe Shaqiri, kishin qenë bashkëlojtarë te Stoke City, para se ‘Shaqa’ të kompletonte kalimin e tij në “Anfield”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv