Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Fundjava ka nisur me një lajm të kobshëm për komunitetin sportiv në vendin tonë, teksa është larguar nga kjo botë, ish-futbollisti legjendar i Klubit Futbollistik “Prishtina”, Shefqet Krasniqi, shkruan Gazetasheshi.com.

Sinani ishte pjesë e ekipit të gjeneratës së artë në vitet e 80-ta, teksa ishte një mbrojtës i shquar i klubit kryeqytetas në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë.

Ky lajm ka prekur gjithë komunitetin sportiv dhe më së shumti ish-bashkëlojtarët e tij. Vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, si dhe Sahit Kelmendi kanë dërguar një telegram ngushëllimi tejet emocionues për ndarjen nga jeta të shokut të tyre.

E nderuara familje Sinani dhe miq, shokë e bashkëlojtarë të Shefqet Sinanit,

Me dhimbje të thellë kuptuam lajmin se shoku dhe bashkëlojtari ynë shumëvjeçar paska ndrru jetë prandaj pranoni ngushëllimet tona të thella për vdekjen e tij të parakohshme me shpresë se do të gjeni forcën e mjaftueshme me e përballu dhimbjen e madhe!

Me dhimbje dhe respekt, ish-shokët dhe bashkëlojtarët e Shefqetit, Fadil Muriqi, Xhevdet Muriqi dhe Sahit M. Kelmendi.

 

Para duelit ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit këtë të premte, futbollistët e dy skuadrave dërguan nga një lule përballë fotografisë së vendosur afër fushës së blertë, në shenjë nderimi dhe rrespekti për jetën dhe veprën e Shefqet Sinanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi