Sport

Ish-ambasadori O’Connell jep fjalë të mëdha për gjestin e Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kosova mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit për këtë vit në kampanjën e Ligës së Kombeve, ku triumfoi ndaj Moldavisë me rezultat 1:0, shkruan “Zeri.info”.

Ndonëse Kosova nuk shkëlqeu me lojë, një gjest i tifozëve “Dardanët” duke krijuar një koreografi në mbështetje të grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë, duket se ka lënë më shumë përshtypje sesa vetë lojtarët në fushë.

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka mbetur i befasuar me gjestin e tifozëve të Kosovës.

“Një gjest i jashtëzakonshëm i mbështetjes së viktimave seksuale gjatë konfliktit në Kosovë”, ka shkruar O’Connell në “Twitter”.

Postime të ngjajshme
Sport

Veprim fantastik nga Intelektualët

Sport

Këto janë ekipet dhe lojtarët me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës

Sport

Drenica në krizë pas tri humbjeve radhazi

Sport

Holanda vs Kosova, kuotat e bastoreve për këtë ndeshje