Lajme

Ish-ambasadori i Holandës: VV-ja të bëjë koalicion me këto parti, Qeveria e Kurtit do të prekë persona të fuqishëm

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në KosovëBosch: VV-ja të arrijë shumicën me votat e pakicave
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka folur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo fitore ishte dëshirë e njerëzve të irrituar nga nepotizmi dhe korrupsioni në Kosovë.

“Fitorja ishte rezultat i dëshirës së shumicës së njerëzve për ndryshim, të irrituar nga nepotizmi dhe korrupsioni”, ka thënë Bosch.

Ish-ambasadori ka folur për mundësinë e krijimit të koalicionit të VV-së me partitë e pakicave, për të formuar qeverinë e re.

Ai ka përmendur edhe prioritetet që duhet t’i ketë qeveria e re.

“Unë mendoj se ata mund të marrin shumicën përmes një pjese të 20 votave të pakicave. Prioritet duhet të jetë që ekonomia të rritet, ndër të tjera, reforma të mëdha në sistem duke shpartalluar korrupsionin”, ka thënë më tej Robert Bosch për gazetën.

Ai parasheh që qeveria e re do ta ketë të vështirë të pastrojë sistemin, pasi sipas tij, do të preken shumë “aktorë të fuqishëm”. Ata, siç ka thënë ish-ambasadori, nuk do të dorëzohen lehtë.

“Sidoqoftë, qeveria do ta ketë të vështirë pasi shumë të ashtuquajtur “rrjete djemsh të vjetër”, shumë njerëz i njohin dhe nuk dëshirojnë t’i lëndojnë ose t’i ndjekin. Gjithashtu, pastrimi i vërtetë do të dëmtojë shumë aktorë të fuqishëm, të cilët nuk do të dorëzohen lehtë siç e pamë gjatë mandatit të parë të Kurtit”, ka shtuar për “Bota sot ish-ambasadori holandez Robert Bosch.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bahtiri flet për veturën superluksoze “Maybach”: Tregon se cili anëtarë i familjes e bleu atë

Lajme

Ja si po i kalon ditët Ivanka Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Lajme

Zhvarrimi i familjes Jashari, ja si Gërxhaliu e puthi kafkën e komandantit legjendar

Lajme

Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës