Futbollisti i Real Madrid, Isco Alarcon është tallur keq me klubin FC Barcelona teksa ka pëlqyer një video të montuar nga një faqe satirike që përshkruan përpjekjet e klubit azulgrana për transferimin e yllit brazilian Neymar, transmeton Gazetasheshi.com.
Isco tallet me katalanasit me përpjekjet e tyre për ta transferuar Neymarin
August 21, 2019
Futbollisti i Real Madrid, Isco Alarcon është tallur keq me klubin FC Barcelona teksa ka pëlqyer një video të montuar nga një faqe satirike që përshkruan përpjekjet e klubit azulgrana për transferimin e yllit brazilian Neymar, transmeton Gazetasheshi.com.
Në atë video shihet teksa një kuzhinier diku në Turqi tallet me një nga klientët e tij gjatë shërbimit.
Video të tilla janë virale në rrjetet sociale, teksa faqja “MemeDeportes” ka modifikuar videon me shkrimin “Sheiku i PSG-së duke negociuar me Bartomeun për Neymarin”.
Në mesin e shumë pëlqimeve është edhe ajo e Isco Alarcon, i cili nuk ka ngurruar të qeshet me atë video.
Emisioni “El Chiringuito” në Spanjë e ka diskutuar gjatë veprimin e Iscos, teksa edhe në studio kanë plasur të qeshura.