Sport

Isak Cerovikuni tregon pse e ka dënuar Liridon Latifin

Ditën e nis në uniformën e Policisë së Kosovës, në kampin e Njësisë Speciale “Ben Veder” në Mitrovicë.

Por, pas përfundimit të orarit të punës ndodh që ta veshë fanellën e gjyqtarit të futbollit dhe të ndajë drejtësi në fushë, shkruan Gazetasheshi.com

Bëhet fjalë për Isak Cerovikun nga Mitrovica, i cili drejtësinë e ka në plan të parë. Ceroviku është pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, e njohur më herët në opinion si ROSU, si dhe gjyqtar në Superligë dhe në ligat më të ulëta të futbollit kosovar.

Cerovikun në një intervistë për KOHËN, ka treguar se si ia kishte shqiptuar një dënim futbollistit të njohur Liridon Latifi.

“Prej sportistëve, do ta veçoja futbollistin e njohur, Liridon Latifi. Viti nuk më kujtohet saktë, por e di që ia kam konfiskuar veturën dhe ia kam shqiptuar dy gjoba për parking të parregullt. Një rast tjetër më i veçantë është me drejtorin e përfaqësueses së Kosovës, Artan Govorin, të cilin e kam dënuar një herë për parking të parregullt”, tregoi Ceroviku.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës