Lajme

Isa Mustafa reagon ndaj faqeve me logo të PDK’së që atakuan Vjosa Osmanin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gazeta Express sot ka raportuar se si një faqe në ‘facebook’ e cila thirrej në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, me emrin “Rinia Demokratike e Kosovës”, ka shpërndarë një video në të cilën pretendohej për një ndërlidhje të një “kushëriri të burrit të Vjosa Osmanit me ushtrinë e Sllobodan Millosheviqit“.

Lidhur me një gjë të tillë ka reaguar ashpër kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa ka bërë thirrje që të mos përdoren mjete të ulëta e montime kundër kandidates së partisë së tij për kryeministre, Vjosa Osmanit, shkruan Gazeta Express.

“Ka filluar keq!Mos veproni me mjete te ulëta, e mos u shërbeni me gënjeshtra e montime kundër znj. Vjosa Osmani, kandidate për Kryeministre nga LDK”, ka shkruar Mustafa në reagimin e tij.

Ish-kryeministri i Kosovës u ka dërguar një mesazh partive politike që të garojnë me mjete demokratike dhe të mos shpërndajnë akuza dhe gënjeshtra të rrezikshme për Osmanin.

“Nëse keni kurajo, garoni me mjete demokratike, mos shpenzoni para për ekspertë e prodhues të gënjeshtrave nga vendet e tjera.Gara jonë duhet të jetë garë fer, demokratike, e argumentuar dhe jo fushate e militantëve që shpërndajnë akuza e gënjeshtra të rrezikshme për kandidaten tonë dhe të dëmshme për vendin”, shton tutje ish-kryetari i Prishtinës.

Në fund Mustafa i ka lënë një mesazh në fund, duke thënë se LDK’ja nuk bëhët bashkë për ta luftuar korrupsionin me njerëz të cilët me paratë e vjedhura pagujnë ekspertë për gjëra të pavërteta.

Megjithatë Mustafa thotë se do të vijë momenti kur do të jepet përgjegjësi.

“Nuk e luftojnë korrupsionin ata që shpërndajnë lajme korruptive; nuk e luftojnë korrupsionin ata që kanë para të vjedhura për të paguar ekspertë të gënjeshtrave.Nuk e luftojnë korrupsionin ata që ushtrojnë ndikim te organet e drejtësisë për të hapur procese gjyqësore për njerëzit e kundërshtarëve politik në kohën kur fillon procesi zgjedhor. Këtë e bën vetëm shteti i kapur dhe kapësit e shtetit. Por, çdonjërit do ti vjen koha dhe momenti të japë përgjegjësi. IM”, ka përfunduar Isa Mustafa.

Sipas përshkrimit të bërë në video të shpërndarë nga faqja që emëroj si “Rinia Demokratike e Kosovës” e që mbante si foto logon e PDK’së së Kadri Vselit., flitet për një person të quajtur “Krenar Jahiu”, e për të cilin kjo faqe pretendon se “është kushëriri i burrit të Vjosa Osmanit dhe se ka shërbyer për Sllobodan Millosheviqin.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga familja e Vjosa Osmanit është thënë se nuk kanë kurrëfarë lidhje familjare me personin “Krenar Jahiu”.

Pas raportimit të Express kanë reaguar edhe nga PDK’ja, ku janë distancuar nga një faqe e tillë.//GazetaExpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat