Lajme

Isa Mustafa ka një porosi për Albin Kurtin para zgjedhjeve

Mustafa: Kushdo që pretendon që mund të ketë gjysmën e deputetëve në Kuvend, duhet të merr 60 për qind e jo 50 për qind.

Po afron koha e zgjedhjeve e partitë politike po diskutojnë me njëra-tjetrën për të lidhur koalicion parazgjedhor.

Deri më tani një marrëveshje gati se është arritur në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kanë bisedime me AKR-në e Behgjet Pacollit për koalicion, duke theksuar se kanë përafrime të qëndrimeve.

“Ne kemi pasur përkrahjen e AKR-së edhe gjatë qeverisë Hoti dhe kemi pasur votën e tyre, gjithashtu kemi përafrime të qëndrimeve”, ka thënë ai.

Ai është pyetur se a e përjashton LDK-ja një koalicion pas-zgjedhor me Vetëvendosjen.

“Kemi marr mend. Përvoja që ne e kemi kaluar se vënia e përjashtimeve ose vëna e vijave të kuqe për subjektet politike nuk është kurrë e shëndoshë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se partitë që po pretendojnë të kenë shumicën në Kuvend e kanë të pamundur.

“Çdo njëri që pretendon që mund të ketë gjysmën e deputetëve në Kuvend, duhet të merr 60 për qind e jo 50 për qind, sepse 10 për qind i takon komuniteteve dhe këtë nuk mund ta bëjë asnjë parti shqiptare. Jemi të hapur si LDK.

Nuk do të vëmë kufij për askënd ose nuk do të bëjmë përjashtime për asnjë subjekt, por fakti që nuk do të bëjmë përjashtime nuk do të thotë se jemi të gatshëm për koalicion, sepse duhet të shohim se a ka mundësi të komunikimit, a ka korrektësi, a ka parime të partneritetit, të cilat mund t’ia zgjasin mandatin qeverisë“, ka theksuar ai.

Nga partia e Albin Kurtit, vazhdimisht kanë deklaruar se ata do të marrin mbi 50% të votave në zgjedhje. Madje Kurti, pati deklaruar se pret të ketë mbi 65 deputetë në Kuvendin e ri pas zgjedhjeve.

Postime të ngjajshme
Lajme

Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë

Lajme

Mustafa i drejtohet VV’së

Lajme

Pasi PDK e LDK e quajtën Dukagjinin televizion të VV-së, reagon Panduri

Lajme

“Kam me kall këtë zyrë, nëse nuk mi jepni dokumentet”: Zyrtarja e lartë në KQZ kërcënohet nga anëtari i VV’së