Lajme

Isa Mustafa fton në takim Haradinajn, Limajn e Ahmetin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet me kreun e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Sipas burimeve të Gazetës Express brenda PSD-së, takimi mes dy krerëve të partive do të mbahet në orën 11:00.

“Po, kryetari i LDK-së na ka ftuar për një takim”, kanë thënë këto burime brenda PSD-së, pa treguar detaje se cila është arsyeja e kësaj ftese.

Ndërsa mediat tjera raportojnë se edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të jenë pjesë e këtij takimi.

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar se sot do të nënshkruhet një koalicion mes partisë së Ahmetit dhe kryeministrit Haradinaj. Ky koalicion pritet të formalizohet me datën 21 gusht, një ditë para shpërbërjes së Kuvendit.

Më parë, Mustafa ishte takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilët shprehën nevojën për një qeverisje të re./rtk/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet