Lajme

Isa Mustafa e sulmon keq Kadri Veselin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka sulmuar të parin e PDK-së, Kadri Veselin që po premton se nuk do të ketë korrupsion dhe nepotizëm, nëse atij iu besohet qeveria, duke thënë se ata që i kanë kultivuar të dyja këto nuk mund ta luftojnë as njërën as tjetrë, shkruan Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa po thotë se këta vec mund të reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.

I njejti ka përmendur edhe kontratat e dyshimta dhe të dëmshme në Telekom, aferën e pasaportave, atatë vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompanitë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paranë publike.

Sipas Mustafës, ata duhet të shkojnë në lavazh e të pastohen mirë, e jo të qeverisin me Kosovën.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, po vazhdon të premtojë qeverisje pa korrupsion dhe nepotizëm, ani pse Kadri Veselit ka pak  muaj që i ka dështuar lufta e brendshme kundër kësaj dukurie me anëtarët e partisë së tij./Express

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet