Lajme

Isa Mustafa e quan fallxhor Kadri Veselin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur qëndrimin e saj në lidhje me paktin me dhjetë pika për luftën kundër korrupsionit, të prezantuar sot nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përmes së cilit sipas tij, mund të kthehet besimi i qytetarëve ndaj politikanëve në luftimin e kësaj dukurie negative.

Pas takimit me deputetin e CDU-së, Peter Beyer, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur kundër nënshkrimit të paktit kundër korrupsionit, pasi partia që ai drejton ‘nuk dëshiron të qesë fall dhe të bëjë dokument fals”.

“Ne nuk nënshkruajmë as pakt, as dokument. Ne e luftojmë vetë korrupsionin dhe e kemi qëndrim themelor të LDK-së. Nuk dëshirojmë me qit fall për korrupsionin dhe të bëjmë dokument fals”, tha Mustafa.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka deklaruar se përmes paktit kundër korrupsionit, mund të kthehet besimi i qytetarëve ndaj politikanëve në luftimin e korrupsionit. Veseli madje iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit. /gazetaexpress

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat