Sport

Irani, Finlanda, Suedia e Kazakistani, reprezentuesi i Kosovës zbulon të ardhmen e tij!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Anel Rashkaj akoma është duke menduar se ku do ta vazhdojë karrierën.

Ish-kapiteni i Kosovës është pa klub që nga koha kur ndau rrugët me AFC Eskilstunën.

Rashkaj ka oferta nga shtete të ndryshme, madje edhe nga Irani, por prizrenasi akoma nuk ka zgjedhur se ku ta vazhdojë karrierën, pasi po mendon që të gjejë në vend sa më të përshtatshëm edhe për familjen e tij.

Në një prononcim ekskluziv për Reporterin, Rashkaj ka treguar për ofertat që ka si dhe për ndeshjen e Kosovës që do ta luajë me Suedinë në Katar më 12 janar.

“Kam pasur oferta nga Irani, Finlanda, Kazakistani si dhe këtu në Suedi. Gjithashtu ka pasur interesim edhe nga disa shtete tjera më të vogla, por nuk më kanë tërhequr shkaku edhe i familjes”, ka thënë Rashkaj për Reporterin.

“Unë për shkak të familjes po mundohem ta gjej një vend sa më të përshtatshëm, ndërsa opsionet më të mira deri tani kanë qenë nga Suedia dhe Kazakistani, të tjerat i kam refuzuar, por situata në futboll mund të ndryshoj shumë shpejt”.

Rashkaj po pret që të marr vendimin final për të ardhmen e tij pas ndeshjes së Kosovës me Suedinë që luhet më 12 janar në Katar.

“Do t’i shikoj përsëri të gjitha oferta pas ndeshjes me Suedinë dhe deri kah mesi i janarit së bashku me familjen do të marrim një vendim se ku do të vazhdoj karrierën.

“Për ndeshjen që e kemi me Kombëtaren e Kosovës ndaj Suedisë, unë jam duke u përgatitur në mënyrë individuale aq sa po mundem, pasi këtu të gjitha ekipet janë në pushim deri më 8 janar,” përfundoi Rashkaj.

 

 

 

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv