Kanë përfunduar të trija takimet e zhvilluara sot në kuadër të javës së 11-të në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan BlicMedia.
Përballje tejet interesante janë zhvilluar sot në Superligë, ku padyshim se vëmendja ishte në takimin ndërmjet Gjilanit dhe Llapit.
Gjilani ka shënuar fitore të merituar përball Llapit me rezultatin 3:0.
Drenica e ka mundur Dukagjinin me rezultatin 3:0, ndërsa ndeshja në Mitrovicë, ndërmjet Trpecës ’89 dhe Ferizajit ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 1:0. /BlicMedia.net