Sport

Inzaghi e nis me fitore aventurën tek Interi

Interi i ri i Simone Inzaghit e ka nisur me një barazim 2-2 aventurën e saj në kuadër të miqësores përgatitore me rivalët e Luganos për të triumfuar me penallti.

Zikaltrit u rreshtuan me një formacion 3-5-2, modul ky i preferuar nga trajneri Inzagi i cili me shumë mundësi do ta përdorë si bazë për sezonin e ri.

Në fushë zbritën disa prej lojtarëve nga skuadra e parë si Darmian, Galjardini, Ranokia e Dambrosio ndërsa disa lojtarë të tjerë u aktivizuan pas kthimit nga huazimi si Di Marko, NAingolan, Agume dhe Dalbert.

Interi e nisi në mënyrën më të keqe ndeshjen duke pësuar dy gola në 35 minutat e para të sfidës, por 7 minuta nga fundi i pjesës së parë D”Ambrosio ngushtoi shifrat.

Në minutën e 54-ët të takimit, sulmuesi i Primaveras, Martin Satriano barazoi shifrat pas një asisti të Agume.

Më pas skuadrat iu drejtuan penalltive aty ku zzikaltrit u treguan më të saktë duke fituar me rezultatin 3-4 dhe duke marrë trofeun.

Vlen për tu përmendur fakti se në stolin e rezervave të zikaltërve ishte i pranishëm dhe mbrojtësi me origjinë shqiptare Andi Hoti të cilin Inzagi nuk e aktivizoi as një minutë në sfidën e sotme.

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë