
Padyshim se sulmuesi i skuadrës së Arbërisë, Almir Kryeziu është futbollisti me formën më të mirë në Superligën e Kosovës.
Paraqitjet e tija fantastike kanë bërë që të ftohet në Kombëtaren e Kosovës U21, ku bëri një super paraqitje ndaj Shqipërisë dhe Turqisë.
Për formën e tij, paraqitjen në Kombëtare dhe synimet e tija personale dhe me klubin e Arbërisë, Kryeziu ka folur ekskluzivisht për BlicMedia.
BlicMedia: Cila është formula për formen tuaj fantastike?
Kryeziu: Formula për suksesin tim është puna ime e madhe.
BlicMedia: Si po ndihesh pasi je në qendër të vëmendjes në futbollin kosovar?
Kryeziu: Po ndihem shumë mirë dhe një ndjenjë e papëshkrushme.
BlicMedia: A është ëndèrr e realizuar bartja e fanellës së Kombëtares së Kosovës?
Kryeziu: Po gjdo lojtar ka ëndërr të luaj për shtetin e tij, po ashtu edhe për mua ka qenë një ëndërr e realizune.
BlicMedia: Cili është synimi i juaj në të ardhmen?
Kryeziu: Synimi im në të ardhmen të vazhdojj me këtë form të punoj edhe më shumë, pse jo të luaj me ndonjë ekip evropian.
BlicMedia: Synimi i juaj me skuadrën e Arbërisë?
Kryeziu: Synimi me Arbërin është të jemi sa më lart në tabel.
BlicMedia: Porosia e juaj për tifozët?
Kryeziu: Porosi për tifozët është se gjithmon do jap maksimimun të ndihmoj skuadrën.