Sport

Interi fiton me përmbysje ndaj Fiorentinës

Interi ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Fiorentinës duke siguruar tri pikë të reja në xhiron e pestë të Serie-A.

Fiorentina e nisi me shumë entuziazëm këtë ndeshje dhe e dominoi Interin në të gjithë pjesën e parë.

Si rezultat i një lojë më shumë presion, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 23’ të ndeshjes kur Sottil realizoi nga afërsia.

Ky ishte edhe goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje, përcjellë KosovaPress.

Skuadra e Simone Inzaghit e nisi pjesën e dytë me një tjetër fytyrë duke e kërkuar fuqishëm golin e barazimit të cilin edhe e gjeti në minutën e 52’ me golin e mbrojtësit Matteo Darmian.

Vetëm tre minuta më vonë sulmuesi boshnjak Edin Dzeko përmbysin epërsinë e vendasve duke shënuar me kokë për 2-1.

Në 12 minutat e fundit Fiorentina luajti me një lojtar më pak pasi Gonzalez u përjashtua me karton të kuq nga loja dhe kjo u shfrytëzua nga Ivan Perisic i cili në minutën e 87’ e vendosi rezultatin final 3-1.

Kjo fitore e bënë Interin lider të tabelës së Serie-A me 13 pikë, kurse Fiorentina mbetet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e gjashtë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit