Sport

Interesim i madh për bileta nga “Intelektualët”, ky është apeli i tifozëve të Dritës

Drita të enjten zhvillon një nga ndeshjet më të mëdha në histori të klubit.

“Bardhekaltrit” do të përballen me gjigantët holandez, Feyenoordin në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Kjo përballje që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ndjeket nga afër edhe nga tifozët e këtij klubi.

Biletat tashmë kanë dalë në treg, ndërsa interesimi i madh për t’u pajisur me një biletë ka bërë që tifogrupi i Dritës “Intelektualët” të dalin me një apel.

Ata bëjnë thirrje që ata që duan të jenë në stadium të pajisen sa më parë me biletë, pasi interesimi është shumë i madh.

Drita – Feyenoord zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00, ndërkohë ajo e kthimit pas një jave.

Njoftimi i plotë i Intelektualëve:

Një numër i konsiderueshëm të biletave janë shitur deri më tani, Intelektualët 1998 ju bëjn thirrje që të nxitoni për të u paisur me një biletë sa më parë sepse kërkesat janë shumë të larta nga i gjithë qyteti.

Intelektualët vendosen në lindje, çmimi i biletës është 10€.

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij