Lajme

Instituti Sizmik i Kosovës jep detaje rreth tërmetit që pati epiqendrën në afërsi të Vitisë

Para pak çastesh janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë.

Tërmeti thuhet se ka pasur epiqendrën në Viti në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut, shkruan Reporteri.net.

Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmetin, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova është goditur nga një tërmert me mangnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter.

Mustafa ka thënë se epiqendra ishte 10 km në jug të Vitisë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01/08/2021 n’ora 23:07 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 3.4 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth.”, ka shkruar ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus