Auto/Tech

Instagram bëhet gati të sjellë ndryshimin e madh

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Prej disa kohësh Instagrami ka marrë stafetën si rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën. Por, Instagrami nuk ka mundur t’i shpëtojë komenteve fyese që bëhen nga përdoruesit e tij.

Ndaj për ta zgjidhur këtë Instgram ka marrë masa mbrojtëse për shkak të numrit të lartë të përdoruesve dhe adresave fallco.

Fenomen ky që është më shumë i pranishëm tek profilet e personave publikë. Bëhet e ditur se drejtuesit e ‘’Instagram’’kanë thënë se janë duke marrë masa të rënda për të gjithë komentet negativë.

Shumë shpejt do të ketë një opsion që eliminon komentet fyese dhe denigruese.

Në momentin që dikush komenton do të shfaqet një tabelë ku tregon se komenti është ose jo bullizues.

Por edhe personi që publikon foton ose videon do të ketë mundësi të zgjedhë komentet që dëshiron dhe nëse dikush nga ndjekësit e tij përdor fjalë që nuk janë pjesë e listës, komenti do të fshihet në mënyrë automatike.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Auto/Tech

Të gjitha modalet që do të prezantohen në shkurt nga Volkswagen

Auto/Tech

U hoq nga qarkullimi në Gjermani, por në Kosovë kjo BMW po shitet me çmim marramendës

Auto/Tech

Sony lanson logon zyrtare të PlayStation 5

Auto/Tech

Apple planifikon iPhone me një dizajn krejtësisht të ri