Sport

Iniesta tregon momentin e tij më të mirë nga karriera në La Liga

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Legjenda spanjolle e futbollit, Andres Iniesta, ka zbuluar se cili ka qenë momenti ikonik në karrierën e tij në La Liga.

Iniesta ka kaluar pjesën më të madhe dhe më të mirë të karrierës së tij tek skuadra e Barcelonës, ku viteve të fundit kishin ushtruar një dominim total në La Liga.

Nga një karrierë mjaft e pasur me skuadrën katalane, Iniestas i është kërkuar që të zgjedh momentin më ikonik të tijin, në La Liga.

“Më pëlqejnë fillimet, prandaj zgjedh debutimin tim në La Liga, kundër Mallorca” ka thënë Iniesta, transmeton lajmi.net.

Ish mesfushori i Barcës ka përmendur edhe kënaqësinë e tij që ka luajtur krahë emrave si Busquets, Xavi, Villa, Puyol, Alba, me të cilët luajti edhe tek kombëtarja e Spanjës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv