Sport

Inicim disiplinor ndaj futbollistit të Prishtinës dhe ndihmëstrajnerit të Ulpianës pasi u ndëshkuan me karton të kuq!

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj futbollistit te Prishtinës, Erando Karabeci dhe ndihmëstrajnerit te Ulpianës, Apollon Ajeti, shkruan Sheshi.info

Sipas njoftimin, Karabeci ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme në futbollistin e Drenicës duke rrezikuar edhe shëndetin e futbollistit e ku më pas u ndëshkua me të kuq. Karton të kuq ka pësuar edhe ndihmëstrajneri i Ulpianës, Apollon Ajeti i cili ka hyrë në fushë pa asnjë arsyeje duke penguar zhvillimin e ndeshjes Ballkani – Ulpiana.

NJOFTIMI:

ndaj lojtarit të FC Prishtina me nr.13 Erando Karabeci, ID 024567M88:

Motivi: Ndërhyrje e rrezikshme me taka duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Prishtina.

ndaj ndihmëstrajnerit të KF Ulpiana, Apollon Ajeti, ID 010186M96;

Motivi: Në minutën e 90+, pas shënimit të golit të vendasve, pa arsye hynë në fushën e lojës, duke e penguar zhvillimin e lojës, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani –Ulpiana.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë