
Një incidenti ka ndodhur në kohën kur po luheshin ndeshjet e para gjysmëfinale në ‘Air Albania Stadium’, pasi një djalosh ka tentuar t’i afrohet fushës së gjelbër për të bërë një foto me një nga këngëtarët që po performonte në skenë.
Në momentin që ai është afruar për të bërë një foto, është vërejtur nga stafi i sigurimit, të cilët e kanë larguar me forcë atë drejt tribunave, shkruan Zëri.
Gjithçka ndodhi në momentin kur të gjithë tifozët në stadium e kishin vëmendjen e përqendruar në performancën e dy reperëve, Finem dhe Solo.
Kujtojmë që prej pasdites së djeshme në stadiumin “Air Albania” janë zhvilluar tri përballje të mini-turneut të titulluar “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, ku pjesëmarrëse ishin Kombëtarja shqiptare, greke, turke dhe italiane.
Ishin të kaltrit ata që triumfuan në mini-iturneun e zhvilluar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.