Lajme

Incident në programin e mëngjesit: Moderatorja kosovare ia pret aksidentalisht veshin gazetarit Milot Hasimja

Gazetarja e Klan Kosovës, ia ka prerë veshin në transmetim direkt gazetarit Milot Hasimja, pa dashje.

Një situatë aspak e mirë është zhvilluar sot në emisionin ‘Ora shtatë’ në Klan Kosova.

Derisa po zhvillohej emisioni dhe derisa po bëhej ‘show’ duke i prerë flokët gazetarit Milot Hasimja, ka ndodhur diçka ‘aksidentale’.

Gazetarja Shpresa e cila po i shkurtonte flokët, kolegut të saj, i ka prerë edhe pak veshin pa dashje. Gjatë transmetimit atij fillon t’i dalë gjak, por që ai e ka marrë me shumë sportivitet.

Hasimja është larguar nga studio dhe ka shkuar për ta pastruar veshin.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë