EkonomiLajme

Inaugurohet Pilot Projekti për prodhim të energjisë elektrike

Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Komunës së Obiliqit sot (e enjte me fillim ne ora 11.00 ne komunen e Obiliqit) bëhet inaugurimi i Pilot Projektit për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme – sistemit fotovoltaik në ndërtesën e Komunës së Obiliqit.

Ky projekt i pari i këtij lloji në Kosovë që zbatohet nga institucionet lokale është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e Komunave të Kosovës përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës në lehtësimin e zbatimit të politikave të Efiçiencës së Energjisë në nivelin lokal“ i mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Projekti është zbatuar nga Kompania “Elen”.

Në këtë inagurim do te jene të pranishëm Kryetari i Komunës së Obiliqit, Drejtori Kryesor i GIZ në Kosovë dhe Koordinatori i Projektit. 

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky veprim i nxënësve ulqinakë po çmend malazezēt

Lajme

Plaku’ 20-vjeçar i Llapit kritikon të rinjtë: Po e shesin votën për 20 euro, pleqtë e votojnë gjithmonë një parti të njëjtë

Lajme

Pas vdekjes së Valentina Ibrahimit, familjarët i kthejnë paratë e mbledhura për të

Lajme

Bekin Jashari befason me reagimin e tij pas kritikave të shumta për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren