Lajme

IKSHPK, raporton për gjendjen aktuale në vend me rastet e Covid-19

Gjendja pandemike me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet e rëndë. Vetëm gjatë ditës së mërkurë u raportua se nga ky virus humben jetën 14 persona, ndërsa u shënuan 701 raste të reja pozitive me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 2,022 pacientë, ndërsa rreth 100 mijë persona janë infektuar.

Mbi 84 mijë janë shëruar, kurse raste aktive janë 13 mijë e 186.

“Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Kujtojmë që dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë u shfaqen më 13 mars të 2020-ës, ndërsa vdekja e parë si shkak i infektimit me këtë virus u raportua me 22 mars, po ashtu të vitit 2020-të.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Mos ma shtyj babën,”: Përplasje verbale mes policëve dhe familjarëve të të moshuarve tek “1 tetori”

Lajme

Pamje skandaloze: Kështu “zvarriten” të moshuarit për të arritur tek vaksinat në sallën “1 Tetori”

Lajme

Ja deri kur do të zgjasë moti me shi

Lajme

Çfarë ju ndodh nëse merrni dy vaksina të ndryshme anti-COVID?