Lajme

IKSHPK, gjendja momentale me Covid-19 në Kosovë

Gjatë së dielës në vend kanë vdekur 13 persona shkak i infektimit nga virusi korona. Që nga 13 marsi kur Kosova u përballë me rastet e para pozitive me COVID-19, e deri më tani numri i vdekjeve nga ky virus ka shkuar në 768.

Ndërsa, fillim java e nëntorit ka shënuar rritje edhe të rasteve të reja me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), deri tani numri total i rasteve pozitive është 24 mijë e 792 raste. E vetëm brenda 224 orëve të fundit janë shënuar 637 raste të reja me këtë virus. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 deri më sot është 16 mijë e 226 raste.

Po ashtu bëhet e ditur se 8 mijë e 008 janë raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.712 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 637 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 24.792 raste nga 108.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 768 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.798”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Sërish numri më të lartë të rasteve pozitive e ka Prishtina. 324 raste janë shënuar vetëm në komunën e Prishtinës, e cila pason nga komuna e Gjilanit me 66 raste, e Ferizajt me 50 raste, komuna e Fushë Kosovës 43 raste, komuna Mitrovicës 25 raste, komuna Podujevës 22 raste, komuna Vushtrrisë 20 raste, komuna e Lipjanit 15 raste, komuna e Prizrenit 12 raste, komuna e Obiliqit 8 raste, komuna e Kamenicës 6 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Suharekës 6 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Shtimes 5 raste, komuna e Vitisë 4 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna Gjakovës 3 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Malishevës 3 raste, komuna e Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat e Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj. 

Postime të ngjajshme
Lajme

AAK-së i shtohet edhe një deputet

Lajme

Zv.Ministri i Kulturës: Nëse Albini është ndryshimi, vaj halli për Kosoven!

Lajme

Tërmkolli, kritikon ashpër zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj

Lajme

Nuk arriti ta mposht covidin, ndërron jetë babai i ish-deputetit të LDK-ë!